Zjarret shkatërruese në Hawaii, mbi një mijë persona janë ende të zhdukur

Dy javë pas zjarreve vdekjeprurëse që shkatërruan ishullin Havai të Maui, autoriteteti thanë se vazhdojnë të numërojnë 1100 persona të zhdukur, bazuar në një listë të hartuar nga FBI, e cila kërkon ndihmën e të afërmve në hetimin.

Zjarret, më vdekjeprurësit në një shekull në SHBA, kanë vrarë të paktën 115 njerëz, sipas numërimit të fundit zyrtar, i cili është paraprak.

Tragjedia mund të rezultojë të jetë e përmasave edhe më të mëdha, me një rezultat shumë më të rëndë. Pasi zjarri pothuajse fshiu nga harta qytetin turistik të Lahaina (popullsi 12,000 banorë), emrat e mijëra personave të zhdukur shfaqen në faqet e rrjeteve sociale ose në dosjet e agjencive të ndryshme – policia, Kryqi i Kuq, strehimoret e zjarrfikësve, etj.

FBI, policia federale, tani po përpiqet të konsolidojë të dhënat.

Qëllimi është “të jemi në gjendje të përcaktojmë se sa dhe kush janë ende të zhdukur,” tha agjenti special Stephen Merrill për shtypin. Pas studimit të listave, policia federale numëron 1,100 të zhdukur, shtoi ai.

Numri ka të ngjarë të rritet, shtoi ai, pasi FBI ende mbledh të dhëna shtesë.

Të hënën mbrëma, një zyrtar në ishullin Maui foli për 850 persona të zhdukur.

FBI ka krijuar një linjë telefonike dhe ka inkurajuar të afërmit e personave të zhdukur që ta kontaktojnë atë.

FBI ka dërguar gjithashtu agjentë për të mbledhur mostra të ADN-së nga anëtarët e familjeve të personave të zhdukur që nuk mund të shkojnë në Maui, kudo që janë. Pasi identifikimi i kufomave të gjetura në apokaide është nga i vështirë në i pamundur pa këtë material gjenetik.

Nga 115 viktimat, vetëm 27 janë identifikuar në këtë fazë.


Shtuar 23.08.2023 17:04

Tags: ,