Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka falenderuar të gjithë partnerët dhe gjithë personelin që ka ndihmuar Shqipërinë në situatën e vëshirë që po kalon më zjarret.
Peleshi bëri edhe një bilanc të detajuar të zonave ku ka ende vatra zjarri duke theksuar së qeveria po bën gjithçka është e nevojshme për ta stabilizuar situatën.
Peleshi theksoi, se zjarret janë ende aktive, kryesisht në zonën e Pukës dhe Lezhës, ndërsa shtoi se po punohet për neutralizimin e flakëve. Ministri theksoi se janë djegur mijëra ha tokë, përfshirë pyje dhe shkurre. Më tej ai shtoi se e rëndësishme ishte që nuk ka pasur dëme në njrëz dhe banesa të rrezikuara.
Postimi i plotë i Peleshit
Në Bashkinë e Pukës, Mirditës, Kukësit, kemi ende vatra. Edhe pse jemi në mes të punës e çmoj të rëndësishme të shprehim falënderimet tona për partnerët që na janë gjendur. Dua të falenderoj BE, mekanizmat e saj, zyrat e delegacionit të BE në Tiranë, për një kundërpërgjigje të shpejtë për të përballuar zjarret.
E padyshim dy vende të BE, miq të Shqipërisë, Holandën dhe Çekinë që na erdhën në ndihmë. Ato kanë bërë punë heroike. I dedikoj një pjesë të suksesit dhe sot që flasim ato janë në punë. Një helikopter po punon në Lezhë, ku kemi disa vatra serioze zjarri. Ndërsa helikopteri ynë po punon në Pukë ku kemi zjarre serioze. Ishte lajm i shkëlqyer për shtetin holandez që shtynë afatin për helikopterët, deri në fund të gushtit do të kemi në flotën tonë të ajrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, bashkive, forcave zjarrfikësve, që jemi bërë së bashku për të përballuar situatën.
Besoj se kemi bërë më të mirën, për të kombinuar ekspertizën nga një grup ekspertësh që punojnë me ne dhe një forcë ajrore që po punon. Janë 50 profesionistë vetëm nga pala holandeze në respekt të operacionit që zhvillohet këtu. Po bëjmë më të mirën për të menaxhuar situatën dhe për t’u përmirësuar në të ardhmen. Kam vërejtje për disa bashki që nuk i kanë kushtuar rëndësi siç duhet. Por gjithsesi s’është tani momenti për të bërë bilance.
Dëmet e deri tanishme në sipërfaqet e gjelbërta është e konsiderueshme, por pjesa më e madhe ka qenë shkurre, e pjesa tjetër bimësi tjetër. Nuk bëhet fjalë për të pasur zero dëme, por e rëndësishme ishte të ruanim jetët e njerëzve dhe zonat e banuara. E mbyll me falenderimin për partnerët tanë./albeu.com/