Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.
Sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra zjarri, ndërsa është bërë i mundur izolimi i 13 prej tyreve.
Gjatë kësaj kohe janë angazhuar 368 efektivë zjarrëfikës, Foracat e Armatosura, forcat bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbim pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrëfikëse dhe një helikopter.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.
Ndërkohë është bërë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:
• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
• Fshatin Qarr, bashkia Has.
• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.
“Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës”, njofton Ministra e Mbrojtjes./albeu.com