Zjarret në Lurë, 100 pjesëtarë të FA dhe Forcave Operacionale në luftë me flakët

Në ditën e katërt të zjarreve në Gurë Lurë, vatrat janë drejt izolimit, ndërsa në terren janë angazhuar 98 forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile.

Zjarri është i përhapur në dy drejtime, ndërsa vatrat janë drejt izolimit.

Forcat e Armatosura dhe ato operacionale, përkatësisht 50 dhe 48 pjesëtarë, u angazhuan në operacione duke izoluar flakët pjesërisht për shkak se kishte një shtrirje të madhe në gjatësi dhe terreni ishte i vështirë.

Nga raportimet mësohet se për shkak të erës është favorizuar përhapja e flakëve në sipërfaqe, ç’ka duket se ka vështirësuar punën e ekipeve që janë në terren.