Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zjarret e ditëve të fundit në Greqi.
Në një postim në platformën “X”, Rama thotë se është e trishtë të shohësh vendin fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, të cilat as këtë verë nuk kanë munguar në shumë rajone.
Më tej ai shton populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkroi Rama.
It is so sad to watch our beautiful neighbouring country constantly suffer from wildfires, while the brave Greek people and all of them in uniform fighting against such devastations deserve our full solidarity and profound admiration??❤️?? pic.twitter.com/nr5sMwnBzU
— Edi Rama (@ediramaal) August 22, 2023