Lezha është duke u përballur me një situatë të vështirë si pasojë e zjarreve mbrëmjen e sotme. Gazetari Gjergji Figuri raporton se është riaktivizuar vatra në fshatin Piraj.
Për shkak të erës së fortë zjarri ka marrë drejtimin e zonës së banuar. Mësohet se flakët ndodhen jo më shumë se 200 metra larg banesave.
Banorët kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve që aktualisht janë zhvendosur në superstradë, ku po përpiqen të vënën nën kontroll një vatër atje.