Zjarr pranë burgut të Peqinit, zona mbulohet nga tymi

Një zjarr ka rënë në afërsi të burgut të Peqinit. Mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe pranë sektorit të sigurisë së lartë.

Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i burgut dhe kreu i Bashkisë së Peqinit.

Drejtori i burgut, Artan Tabaku, i kontaktuar nga ABC, u shpreh se zjarri është jashtë rrethimit të burgut dhe se nuk paraqet rrezikshmëri

Gjithashtu bëhet e ditur se zjarri është neutralizuar./albeu.com

 

 


Shtuar 29.06.2021 20:04