Paraditen e sotme, mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ në Durrës, është ndërprerë. Nga pamjet duken fëmijët të dalin të traumatizuar nga shkolla.
“Kur erdhëm, një mësuese na tha dilni përjashta se ka rënë zjarr në kat të parë. Ne u trembëm shumë”, thotë një nxënës.
Nga informacionet e para, mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një nga neon në katin e parë të shkollës, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.
Ndërsa fëmijët për arsye sigurie u nxorrën jashtë.
Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.
Ende nuk ka njoftim zyrtar mbi çfarë ka ndodhur.