Një zjarr ka përfshirë vendin e njohur si “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit.
Era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave.
Mësohet se po digjen ullinj të rinj dhe shekullorë.
Zjarrfikëset janë nisur drejt Patosit ndërkohë nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit. /albeu.com