Zjarr në një sipërfaqe me ullinj në Ballsh, era favorizon flakët

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në lagjen “Bylis” të qytetit të Ballshit.

Mësohet se flakët janë përhapur edhe për shkak të erës dhe ndodhen jo shumë larg banesave, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë këtë zonë.

Në terren ka zbritur reparti zjarrfikës i Mallakastrës ndërsa edhe vetë banorët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo jo./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 13:29

Tags: ,