Zjarr në një klub nate, 6 të vdekur në Spanjë

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate në qytetin juglindor të Murcias, thonë autoritetet spanjolle.

Zjarri shpërtheu në klubin e njohur të natës Teatre, i vendosur në zonën Atalayas, rreth orës 06:00 me orën lokale (04:00 GMT).

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Shërbimet e urgjencës janë në kërkim të personave të zhdukur që ndodheshin në lokal në moment.

Katër janë duke u trajtuar në spital pasi janë asfiksuar nga tymi.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin./Albeu.com


Shtuar 1.10.2023 12:06