Zjarr në një ekspozitë me motoçikleta elektrike, 8 të vdekur

8 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë shtruar në spital pasi një zjarr shpërtheu në një ekspozitë me motoçikleta elektrike në qytetin jugor indian të Secunderabad , njofton policia lokale.

 

Zjarri ka rënë mbrëmë vonë në bodrumin e një hoteli, i cili ishte mikpritës i ekspozitës, sipas policisë lokale, e cila shtoi se zjarri është vënë nën kontroll.

“Ka pasur motoçikleta elektrike brenda kur shpërtheu zjarri. Nuk e dimë nëse është shkaktuar nga mbingarkesa dhe më pas është zgjatur apo është shkaktuar nga një shkak tjetër. Hetimet kanë nisur,” i tha Reuters komisionerja e policisë lokale Chandana Depti./albeu.com

Shtuar 13.09.2022 07:20