Zjarr në Memaliaj, shpëtojnë për mrekulli 4 anëtarët e familjes, njëri pëson djegie

Një zjarr ka shkrumbuar banesën e Fatmir Shehut në lagjen nr 5 në qytetin e Memaliajt.

PMNZSH Memaliaj ka shkuar me urgjencë në vendngjarje ku ka bërë të mundur shpëtimin e katër pjesëtareve të familjes Shehu, njeri prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta dhe është asfiksuar.

Të lidhura

None found

Sipas grupit hetimor, zjarri ne banese është provokuar nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjesëtar i familjes.

Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohe me parë ndërkohe qe katër pjesëtaret e ngelur kanë probleme të shëndetit mental. Zjarri ka shkaktuar dëme ne materiale çka pjesëtarët e familjes Shehu prej ditës se sotme do të qëndrojnë në qiell të hapur.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Memaliaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. Sh., rreth 50 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë.

Për shkak të asfiksisë nga zjarri, shtetasi F. Sh. është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë së shtetasve që ndodheshin në banesë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 7.05.2022 22:32