Zjarr i përmasave të mëdha në Shpirag, digjen 40 hektarë me pemë frutore dhe shkurre

Gjatë natës, mali i Shpiragut, është përfshirë nga një zjarr i madh, i cili është favorizuar dhe nga era

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natën forca të shumta zjarrfikëse, që për shkak të mungesës së rrugës kanë punuar për shuarjen e flakëve me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore. Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri.

Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e sotëm. Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.


Shtuar 9.09.2023 08:00

Tags: ,