Zjarr i përmasave të mëdha në Krujë, shkrumbohen hektarë të tërë me pyje (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në vendin e quajtur Dollaje, mes dy liqeneve Pacung dhe Dollake, në Krujë.

Mësohet se sipërfaqja e djegur deri në këto momente është mjaft e madhe pasi bëhet fjalë për disa hektarë dhe askush nga instancat shtetërore nuk ka ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë.

E vetmja mundësi për shuarjen e flakëve është helikopteri.

Zjarri vijon të djegë hektarë të tërë me pyje, dhe era po e favorizon./albeu.com

Shtuar 22.03.2022 18:01