Zjarr i madh në Tale të Lezhës, rrezikohen banesat, zjarrfikësja askund (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të madha po përshkon një zonë moçalore në Tale të Lezhës. Flakët po shpërndahen me shpejtësi dhe po favorizohen nga era, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shuarjen e zjarrit.

Në zonë ndodhen dhe disa banesa të cilat ndodhen jo shumë larg zjarrit.

Nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit, por dyshimet e para janë se mund të kenë ardhur si pasojë e pakujdesisë./albeu.com

 

 


Shtuar 12.03.2022 18:12