Protesta në Durrës, Elbasan e Laç për rritjen e çmimeve, qytetarët bllokojnë rrugët (VIDEO)

Dita e sotme ka qenë e shoqëruar me protesta në të gjithë vendin. Ndërsa në Tiranë u mblodhën  në orën 11:00, qindra mijëra njerëz për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, para Kryeministrisë, sonte po zhvillohen të tjera protesta.

Në Elbasan janë mbledhur shumë njerëz në shesh të cilët janë të pakënaqur me çmimet aktuale të naftës dhe produkteve ushqimore.

Gjithashtu në Durrës po zhvillohet protestë, te Stacioni i Trenit. Qytetarët bllokuan njërin krah të rrugës për rreth 40 minuta. Ma pas ndërhyri policia dhe i largoi nga rruga duke normalizuar qarkullimin e mjeteve.

Banoret e zonës se Milotit në Kurbin kanë bllokuar aksin e rrugës Lezhë – Laç, për rreth 20 minuta. Prezente dhe forcat e policisë, ndërsa deri më tani nuk është  regjistruar ndonjë incident./albeu.com