Një zjarr i përmasave të madha po përshkon një zonë moçalore në Tale të Lezhës. Flakët po shpërndahen me shpejtësi dhe po favorizohen nga era, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shuarjen e zjarrit.
Në zonë ndodhen dhe disa banesa të cilat ndodhen jo shumë larg zjarrit.
Nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit, por dyshimet e para janë se mund të kenë ardhur si pasojë e pakujdesisë./albeu.com