Zi në familjen e ish-ministres, Milena Harito humb të atin

Ish ministrja Milena Harito, ka humbur të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Harito në një postim në rrjete sociale.

Mes dhimbjes për ikjen e tij dhe kujtimeve të bukura që la pas gjatë gjithë jetës, ajo shkruan se Fatos Harito ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur.

“Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin. Në alpinizëm ku edhe u njohën e u lidhën me Tatjanën, në plazhin e Golemit asokohe i shkretë ku shkonim me motorrin e tij të dashur Vespa, në ekipin e futbollit të mjekëve të QSUT ku çdo të premte luanin si të fandaksur, e më pas me mbesën e parë Annën dhe dy nipat Gregun dhe Enean.

Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Edhe mjek ligjor i nderuar … ama e dijnë më mirë kolegët e tij. Prehu në paqe Toto i dashur. Ceremonia mortore nesër tek Alba pranë Medresesë në ora 12:30 dhe vizita ditën e premte tek Alba ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, shkruan ajo.