Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar pushtetin në lidhje situatën në Veri.
Ai tha se barrikadat po i largojnë të huajt, derisa shtoi se po mbahen konferenca për media në Prishtinë e fjalime në FSK, duke lënë të nënkuptohet se e ka fjalën për Kurtin e Osmanin, pasi i pari mbajti konferencë, ndërsa e dyta mbajti fjalim në FSK.
Deputeti i LDK-së ia rikujtoi Qeverisë që nuk e dërguan Pantiqin në objektin e paraburgimit.
Hoti tha se Kurti din vetëm të shaj, por jo të mbaj shtet.
“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.