Zhurma në vesh që pulson si zemra, çfarë sëmundjesh fshihen pas saj?

Nëse dëgjoni një tingull si goditje ose zhurmë në njërin ose të dy veshët që duket se ndjek një ritëm të qëndrueshëm, mund të jetë një Tinitus Pulsatil. Bëhet fjalë për një patologji invalidizuese që si simptomë kryesore ka një zhurmë pulsuese dhe të vazhdueshme që e dëgjoni vetëm ju, pra zhurma vjen nga brenda trupit tuaj.

Simptomat

Ju dëgjoni rregullisht një tingull me një rrahje të qëndrueshme që duket në sinkron me pulsin tuaj. Për shumë persona, tingulli mund të jetë i lartë dhe shpërqëndrues, ndonjëherë edhe i padurueshëm.

Ju mund të vini re simptoma të tjera nëse keni gjithashtu presion të lartë në lëngun rreth trurit, një gjendje e quajtur hipertension intrakranial idiopatik. Simptomat përfshijnë:

-Dhimbje koke

-Marramendje

-Probleme me shikimin

-Humbje dëgjimi

Shkaqet

Ndryshe nga tinitus i zakonshmëm, në rastin e Tinitus Pulsatil mjekët mund të identifikojnë një problem specifik shëndetësor:

– Enët e gjakut të parregullta

– Presioni i lartë i gjakut

– Anemi e rëndë ose një gjëndër tiroide tepër aktive

– Ateroskleroza

– Tumore të kokës dhe qafës që mund të shtypin enët e gjakut dhe të shkaktojë zhurmë

– Problemet e lidhjes midis arterieve dhe venave (keqformim arteriovenoz).

 


Shtuar 14.07.2023 14:18