Zheji për zgjedhjet e pjesshme: Berishistët do të kalojnë me Bashën, mbështetje edhe nga elektorati gri

Analisti Artur Zheji, në emisionin “Pikat mbi i” ka diskutuar për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar që do të zhvillohen më 6 mars dhe situatën në Partinë Demokrtatike.

Sipas Zhejit, në këto zgjedhje, mbështetësit e Berishës do të kalojnë në anën e Bashës. Po ashtu ai u shpreh se Basha do të ketë edhe mbështetjen e elektorati gri.

“Mendoj që një nga qëllimet kryesore që do të ketë në pikësynimin e vet politik do të jetë vazhdimi i betejës për të shkatërruar Bashën. Kjo do të bëhet duke çarë votën djathtas për të pasur një humbje të ngjashme e të hidhet teza që Basha është humbës e ndaj duhet të ndryshojë si lidership i PD. Ka një demoralizim. Vendimi gjyqësor është i ngurtë e themelor. Do të jenë të detyruar për të sintetizuar rrugët alternative djathtas, me pak diferenca. Mendoj që nuk do të heqë dorë nga platforma e tij për të marrë pushtetin e së djathtës. Votuesit e djathtë do të kuptojnë që racionaliteti anon nga Basha dhe kjo pjesa tjetër pavarësisht se është luftarake dhe një pjesë historike nuk e sjell në fitore. Do të ketë një rrjedhje të pa diskutueshme nga berishizmi në krahun e Bashës. Votuesit gri do të shohin te ai një frymëzim të një natyre që ju ka munguar. Ka një shans Basha. Duke qenë se Rama është i ngopur me pushtet, kjo i jep mundësi Bashës që në profilin e tij demokratik dhe modern t’i thotë shqiptarëve që unë jam fytyra e re e politikës shqiptare”, tha Zheji./albeu.com


Shtuar 26.01.2022 15:34