Zhegrova gjen rrjetën në Ligue 1 me një goditje nga distanca (VIDEO)

Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë në Ligue 1, me fanellën e Lille, kundër skuadrës së Clermont, ku luan edhe Elbasan Rashani

Sulmuesi anësor u aktivizua në minutën e 82-të dhe pas tetë minutësh gjeti rrugën e rrjetës.

Zhegrova provoi nga distanca dhe topi mori një devijim dhe përfundoi në rrjetë.

Rashani në ato momente nuk ishte në fushë, pasi në momentin që Rashica hyri ai u zëvendësua./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.03.2022 22:30