Zhdukja prej 72 orësh e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës: Pengmarrja, pista e re e hetimit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me zhdukjen misterioze të kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila alarmoi policinë. Nëna e dy fëmijëve u zhduk nga banesa pa dhënë asnjë sqarim. Mësohet se 34-vjeçarja kishte 3 ditë që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që vetëm një ditë më parë bashkëshorti i saj ishte paraqitur në policinë e Lezhës, ku edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen e saj.

Gjatë marrjes në pyetje ditën e sotme, 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka deklaruar se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.

Të lidhura

None found

“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.

Mësohet se gjendja e saj psikologjike paraqitet e rënduar pasi ka marrë vesh se lajmi i saj ka qarkulluar në media. Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./bw


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş