Zhduket në mënyrë të mistershme 29-vjeçari shqiptar në Greqi, policia apel qytetarëve: Na ndihmoni ta gjejmë (EMRI-FOTO)

Policia greke ka dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit shqiptar Anxhelo Avdiu, i cili ka humbur çdo kontakt me familjarët.

Fotografia e 29-vjeçarit shqiptar ëhstë bërë publike edhe në mediat greke, ndërsa kërkohet ndihma e çdo qytetari që ka parë ose ka informacion mbi të riun.

Sipas informacioneve, 29-vjeçari është zhdukur nga zona e Bartolomeut, duke lënë pas pasaportën dhe celularin dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Konkretisht, sipas informacioneve të para, 29-vjeçari që jetonte përgjithmonë në Kos me motrën e tij kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt të tij në Bartolomeu, ku qëndronte ditët e fundit. Mirëpo, 29-vjeçari është larguar nga shtëpia ku ka qenë mysafir, pa lajmëruar askënd dhe mbi të gjitha pa marrë me vete sendet e tij personale.

Deklarimi i zhdukjes i është bërë në Komisariatin e Policisë së Gastounis, ndërsa është kërkuar ndihma e EMAK-ut për vazhdimin e hetimeve.

 


Shtuar 31.10.2023 18:09