Në sajë të një akti dhurimi të ndërmarrë nga muzikanti i mirënjohur, Zhani Ciko, me qindra dorëshkrime dhe me dhjetra libra iu shtuan korpusit dokumentar të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH).
Materialet e marra nën zotërim të AQSH-së, të cilat përbëjnë trashëgiminë profesionale të ish-drejtorit të Institutit të Studimeve Ekonomike, Hasan Banjës, do të strehohen në kushtet optimale të ruajtjes dhe të shërbimit.
Aktet e dhurimit ndër vite, duke veçuar këtu fondin e poetit Lasgush Poradeci (2017), të veprimtarëve Reuf Fico (2018) dhe Musine Kokalarit (2022), dëshmojnë se DPA-ja gëzon besim dhe vlerësim në lidhje me procesin e digjitalizimit, në funksion të përjetësimit të së shkuarës historike.