Zgjerohet rrethi i vaksinimit me detyrim, Tomini: Është e nevojshme, kush janë kategoritë e reja që përfshihen (VIDEO)

Të tjera shtresa të popullsisë pritet të kategorizohen dhe të hyjnë në listë për vaksinim të detyrueshëm.

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjësit të administratës, policët, farmacistët e laburantët do të bëjnë vaksinë me detyrim. Këtë e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një prononcim për Top-Channel. Tomini tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për tu vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

“Vetëm të paktën në 48 orët e fundit kemi shkuar deri në 14 mijë e 800. Parashikohet një fluks në rritje. Edhe shtatori do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin. Sigurisht janë vlerësuar në këndvështrimin e të pasurit një sëmundje, në rastin që nuk u kejohet vaksinimi dhe është marrë parasysh rekomandimi i mjekut. Mund të prekemi edhe kur jemi të vaksinuar, po e kalojmë shumë më lehtë dhe koha e transmetimit është shumë më e gjatë”, tha ajo ndër të tjera.

Kujtojmë se deri tani, sipas Ramës, janë vaksinuar 1 milion e 500 mijë shqiptarë./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 22:42