ZGJEDHJE 2021/ Mbyllet numërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshime mandatesh (FOTO LAJM)

Numërimi i votave në Tiranë ka rinisur dhe ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06:31.

Kutitë e mbetura nuk arritën të bënin asnjë ndryshim sa i përket mandave 18 edhe pse deri ditën e djeshme, Partia Socialiste shpresonte të merrte mandatin e 19 në kryeqytet.

Mandat ky që do ti takonte një figure shumë të dashur për qytetarët si Pandeli Majko. Tashmë Majko ka shansin e fundit me votat preferenciale nëse do të arrijë të thyej herësin ku shanset për një figurë si ai janë reale.

Në krahun tjetër PD qëndron në kuotën e 15 mandateve, LSI 2 dhe PSD 1.

Kujtojmë që kutitë e kryeqytetit ishin të fundit, ndaj kjo sjell përfundimin e numërimit në të gjithë Shqipërinë, edhe pse në faqen zyrtare të KQZ ende mungon kutia e fundit në Lezhë e cila me shumë gjasa është gabim pasi në këtë qark ka filluar edhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët. /albeu.com/

REZULTATI FINAL QARKU TIRANE, numëruar 1243/1243 QV:


PSD
13248  2.85 %

LSI
27911    6.00 %

PS
226503   48.67 %
PD-AN  

182130     39.13%

 


Shtuar 28.04.2021 06:39