Zgjedhjet vendore, voton Alibeaj: Sot është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara

Kryetari i Komanduar i partisë Demokratike, Enkeledj Alibeaj ka votuar për kryebashkiakun e ri të Tiranës.

Në fjalen e tij për mediet, Alibeaj është shprehur se sot është momenti i ndajes nga e shkuara.

Votova për pak minuta pasi besoj se zgjedhja është e lehtë sot. Kam një mesazh për demokratët për shqiptarët e ndershëm që sot o do të duhet që të ushtrojnë detyrën e tyre të votës, në mënyrë të drejtë, për të bërë një ndarje nga politika. Sot do të duhet që të vijnë se është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara”, ka thënë ai./albeu.com/


Shtuar 14.05.2023 09:54