Partia Demokratike kanjoftuar që në 29 korrik do të zhvillojë zgjedhjet kryetarin e ri të partisë, pas dorëheqjes së kreut të komanduar, Enkelejd Alibeaj.
Kryesia e PD ka bërë publike dhe listën për ndarjen e anëtarëve të saj në degë.
Në listën e bërë publike nga PD zyrtare shihet se deputetë që votuan kundër zgjedhjeve të 29 korrikut janë deleguar nëpër degë.
Gjithashtu në çdo degë është vendosur edhe një deputet ose anëtar Kryesie që votoi pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik.
Por gjithashtu emri që spikat është edhe i Flutura Açkës, kjo e fundit ishte pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara atyre nëpër degë.