Zgjedhjet nuk shkuan siç i parashikoi, Laschet shmang pyetjen mbi të ardhmen e tij politike

Armin Laschet, kandidati kancelar për aleancën konservatore CDU/CSU, është shprehur i zhgënjyer me rezultatet e parashikuara sonte.

“Ne nuk mund të jemi të kënaqur me këto rezultate”,  u tha ai besnikëve të partisë më herët, duke u dukur disi i zymtë.

Megjithatë, kur u pyet për të ardhmen e tij politike gjatë debatit televiziv me udhëheqësit e tjerë, Laschet ishte i bindur se ai do të ishte një figurë kyçe në bisedimet për të formuar një qeveri koalicioni.

“Kam ndërmend të zhvilloj bisedimet eksploruse si kryetar partie”, tha ai.

Laschet aktualisht është drejtuesi i CDU dhe kryeministri i shtetit të Nordrhein-Westfalen (NRW).

Ai ka thënë më parë se do të japë dorëheqjen si kryeministër i NRW çfarëdo që të ndodhë në këto zgjedhje. Por, kur u pyet, iu shmang pyetjes.

Tani mbetet të shihet nëse do ta bëjë këtë kur rezultatet të jenë të qarta./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 22:43