Aleksandër Vuçiç siguroi edhe një tjetër mandat në Serbi. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duket se nuk kanë ndryshuar, por drama atje po zhvillohet në garën për qeverisjen e Beogradit.
Nga koalicioni opozitar kanë deklaruar të parët se e kanë shumicën kundrejt kandidatit të partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuciç.
Vuciç njëherë iu kundërpërgjigj këtyre zërave, duke thënë se rezultati i Partisë Progresive Serbe “është edhe më i mirë se i zgjedhjeve paralamentare”, por më vonë e ka pranuar se nuk pritet ta ketë shumicën në kryqytet.
“…edhe në qytet ka shumë opsione që ofrohen, por kjo nuk është dicka që dihet brenda një dite, 2 ditësh ose 20 ditësh, se si do të jetë qeveria e qytetit. Por, në secilin variant SNS do jetë subjekti më i madh aty dhe gjithësesi pjesë e qeverisë së re të qytetit, kështu është tash momentalisjt nuk dua të prejudikoj asgjë”, ka thënë Vuciq.
Ndërsa, themeluesi i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviç u tha gazetarëve se Beogradi do të qeveriset pa partinë e Vuciqit.
Ai tha se Vuçiq ka folur për sukseset e tij për gjysmë ore, por se nuk ka përmendur rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit dhe se fitoren e ka shpallur vetëm në nivel të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. /Express/