Zgjedhjet në Kukës, a do jetë Emri Vata, zyrtari i katërt i Policisë Shtetit që do drejtojë këtë Bashki?

Nga Elkier Bushkolaj

Kukësi, përgjatë këtyre tre dekadave është konsideruar si bastion i së djathtës, por deri në 2015, kur zgjedhjet u zhvilluan bazuar në hartën e re territoriale dhe në Kukës u shkrinë të gjitha komunat dhe mbeti si njësi e vetme vendore, Partia Socialiste, e ka fituar 2 herë Bashkinë e Kukësit, pra vetëm qytetin konkretisht në vitet 1992 dhe 2003 Kryetar i parë i Bashkisë Kukës pas rënies së regjimit, ka qenë Qemal Parllaku, përfaqësues i Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e 1996, Partia Demokratike fitoi Bashkinë e Kukësit, duke kandiduar Safet Sulën, i cili vite nga Kadetra e Universitetit. Në vitin 2000, Partia Demokratike, do ti fitonte sërish zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, këtë here më Ylber Zenelin, ish eksponent i armatës së Policisë Shtetit, që drejtoi kryeqendrën e verilindjes deri në 2003.

Socialistët do ta rimerrnin Bashkinë Kukës në 2003, ku zgjedhjet i fitoi kandidati i tyre, Osman Elezi, i cili në profesion ishte Agronom. Hasan Halilaj, ishte ekonomisti që u riktheu demokratëve Bashkinë Kukës, ku fitoi zgjedhjet në 2007 dhe 2011, duke e drejtuar Kukësin për 8 vite. Në 2015, kur zgjedhjet u zhvilluan në bazë të hartës së re territoriale, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për integrim vendosën ti merrnin borxh Partisë Demokratike, Hasan Halilajn, Kryetar Bashkie në detyrë.

Përballë Halilajt që garoi për koalicionin PS-LSI , demokratët garuan me Bashkim Shehun, ish drejtues policie,i cili fitoi përballë Safet Gjicit. Në 2019 Lulzim Basha vendosi të bojkotonte zgjedhjet lokale, e për pasojë në Kukës, fitues u shpall Safet, Gjici, teksa edhe emri i tij lidhet me çështjet e sigurisë, pasi ka përfunduar Akademinë e Rendit dhe është pronari I një prej kompanive më të njohura të sigurisë në vend.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 Safet Gjici i PS, fitoi përballë kandidatit të PD, mjekut Admir Sinemati. Në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit, PD ka kthyer sytë nga një ish drejtues policie, Emri Vata, për të rifituar këtë bastion, teksa përballë Emri Vata do të ketë Albert Halilajn e Partisë Socialiste, i cili në profesion është ekonomist.

Të dielën rreth 46 mijë qytetarë të Kukësit më të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, sfida kryesore e të cilit do të jetë kurimi i shpopullimit dhe shkundja nga pluhuri I harresës i aseteve turistike të kësaj treve të fisme.


Shtuar 20.09.2023 15:05