Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, i cili u shpreh se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”, duke iu referuar atyre të Himarës një ditë më parë, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria, humbi përballë atij të PS, Vangjel Tavo.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha pyet Berishën se, “nëse me Ramën nuk paska zgjedhje të lira, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD dhe shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore?!”
“Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rekomandimet e OSBE/ODHIR?!”, shkruan ai më tej.
Postimi i plotë i Bashës:
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rekomandimet e OSBE/ODHIR?!