Zgjedhja e kandidatëve nga Berisha, reagon PD: Rama dhe ish-kryeministri po krijojnë parti të re

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron”, kështu e cilëson Partia Demokratike e Shqipërisë zgjedhjen e kandidatëve nga Komisoni i Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit.

Ma anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, selia blu shprehet se kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.

Sipas tyre Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në.

Postimi i plotë:

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.
Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro.
Zgjedh Ramën, mban Berishën.
Zgjedh Berishën, mban Ramën. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 19:19