Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku votoi këtë mëngjes për zgjedhjet lokale.
Balluku është dhe një ndër politikanët e parë nga radhët e qeverisë që ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tiranës.
Në një deklaratë për mediet, Balluku është shprehur se është e rëndësishme që të jenë zgjedhje të qeta ashtu siç Shqipëria e meriton.
“Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë, ku sovrani zgjedh kryebashkiakët, ka një rëndësi të veçantë për të zgjedhur se kush do të jenë ato që do të drejtojnë bashkinë e vendit pasi puna e tyre ka një rëndësi për familjet e qytetarëve. Është e rëndësishme që të kemi një proces të vazhdueshëm të pandërprerë dhe të qetë ashtu siç Shqipëria e meriton”, është shprehur Balluku.