Zgjedhjet lokale në Itali, kush është 38-vjeçari shqiptar që do kandidojë në bashkinë e Milanos (FOTO LAJM)

Një shqiptar do të garojë në zgjedhjet lokale të tetorit në Itali.

Ai do të jetë mes kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Personi në fjalë është 38-vjeçari Bledjan Beshiraj.

Në fletushkat për zgjedhje, Beshiraj tregon se është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.

“Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme”, shkruan Beshiraj, i cili garon të jetë kandidat në Këshillin Bashkiak 5 në Milano.

Zgjedhjet lokale në komunat e rajoneve me status të zakonshëm do të zhvillohen në 3 dhe 4 tetor. Zgjedhjet u shtynë në muajin e vjeshtës për shkak të përhapjes së koronavirusit./albeu.com