Zgjedhjet kombëtare në Hungari, Viktor Orban shpall fitoren: Edhe nga hëna mund ta shihni

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka shpallur fitoren në zgjedhjet kombëtare të së dielës, duke pretenduar mandatin e katërt. Në një fjalim 10-minutësh drejtuar zyrtarëve dhe mbështetësve të partisë Fidesz në Budapest, Orban iu drejtua një turme duke brohoritur “Viktor” dhe deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij.

“Ne fituam një fitore kaq të madhe sa mund ta shihni nga Hëna dhe sigurisht që mund ta shihni nga Brukseli”, tha Orban.

Hungarezët kanë votuar më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij. Opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz. Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur. Gara e ngushtë rrit shqetësimet se Orban nuk do të respektojë mbajtjen e zgjedhjeve./REL


Shtuar 4.04.2022 08:26