Procesi i votimet për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë Bashki të vendit ka nisur në orën 07:00. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” i ka bërë një ftesë qytetarëve të këtyre 6 bashkive që të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Një e drejtë që duhet ushtruar edhe në respest të atyre që në lindje të Evropës, po masakrohen për të mos humbur,“thotë Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë?? /albeu.com