Ndërsa 6 bashki janë në pritje për zgjedhjen e kryetarëve të rinj, Presidenti Ilir Meta u ka bërë ftesë partive parlamentare të kenë një konsultim.
Meta kërkon të diskutojë me ta caktimin e një date të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Kujtojmë se Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, Durrësi, Lushnja, Rrogozhina, Vora, Dibra dhe Shkodra. Nga ana tjetër, KQZ, në një përgjigje zyrtare për Presidencën ka thënë se ka informacion se vetëm 3 bashki janë pa kryetarë dhe se për Durrësin, Lushnjën dhe Rrogozhinën nuk ka informacion.
Pas kësaj përgjigjeje, Meta i ka kërkuar informacion Kryeministrisë./albeu.com