Zgjedhjet e 6 marsit, ja si do të duket fleta e votimit (FOTO LAJM)

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, në datën 6 mars 2022.

KZQ ka ndarë foto përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare.

Kujtojmë se kandidatët për zgjedhjet lokale në 6 bashki janë:

Bashkia Shkodër

Partia Socialiste me  Majlinda Angonin

Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ me Bardh Spahinë

Partia Demokratike me Xhemal Bushatin

Bashkia Dibër

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me  Premtim Kryemadhin

Partia Demokratike me Luan Hakën

Partia Socialiste me Rahim Spahiun

Lëvizja e re me Dritan Torbën

Bashkia Durrës

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Ardian Mukën

Partia Socialiste me Emiriana Sakon

Partia Demokratike me Luan Hotin

Bashkia Vorë

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim Vranën

Partia Socialiste me Blerim Sherën

Partia Demokratike me Ymer Markun

Bashkia Rrogozhinë

Partia Demokratike me  Ferdinand Saraçin

Partia Socialiste me Edison Memollën

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin

Bashkia Lushnjë

Partia Socialiste me Eriselda Sefën

Partia Demokratike me Indrit Sefën

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë me Elton Banon


Shtuar 12.02.2022 20:23