Zgjedhjet e 14 majit, PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim

Partia Socialiste ka kërkuar zyrtarisht në KQZ të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në KQZ ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kërkesës.

Dy ditë më parë Partia e Lirisë u regjistrua në KQZ për zgjedhjet e pas dy muajve, teksa Partia Demokratike është ende në një udhëkryq, pasi Gjykata e Apelit i ktheu drejtimin e partisë Enkelejd Alibeajt.

Ndërkoh “Rithemelimi”i Sali Berishës ka dalë me kandidatë nga primaret për zgjedhjet e 14 majit. /albeu.com


Shtuar 4.03.2023 10:17