Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehet i bindur se PS jo vetëm që do të fitojë në zgjedhjet e 14 majit, por edhe do t’i bëjë nder opozitës, pasi do ta çlirojë nga pengmarrja shumë vjeçare.
në një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në Fier, Balla tha se Shqipëria ka më shumë rëndësi sesa partia.
Ndër të tjera Balla bëri të ditur se do të propozojë për Kryetar Bashkie në Fier i Armando Subashin.
“Unë do të propozoj Armandon si kandidat për Kryetar bashkie, por dua që ne të jemi si një ekip me njëri-tjetrin, kemi një detyrë shumë të madhe, që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Për ne si socialist ata janë një përfitim i madh që i kemi përball, për Shqipërinë janë një dëm i madh. Dhe e vërteta është që Shqipëria ka më shumë rëndësi sesa partia ndaj duhet që ta shpëtojmë edhe Shqipërinë. Sepse një fitore e thellë e Partisë Socialiste në 14 Maj do t’i shërbejë më së miri edhe opozitës, do ta çlirojë dhe opozitën nga një pengmarrje kaq shumë vjeçare”, tha Balla nga Fieri./albeu.com/