ZGJEDHJE 2021/ Votat për kandidatët, Lulzim Basha lë pas Edi Ramën (FOTO LAJM)

Numërimi i votave për kandidatët në rang kombëtar vazhdon ende, ndërsa deri në këtë momente më i votuari është Taulant Balla i qarkut Elbasan me 21591 vota.

Më pas renditet Erion Braçe, po nga PS me 14058 vota dhe në vendin e tre ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Ajo që bie në sy është fakti se kryeministri Edi Rama është më pak i votuar se kryedemokrati Lulzim Basha.

Kështu kreu i qeverisë renditet i 10 me 11412 vota, ndërsa kryedemokrati Basha në vendin e 6 me 11817 vota.

Në dhjetë kandidatët më të votuar deri tani janë edhe Fatmir Xhafaj, Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Niko Peleshi dhe Saimir Hasalla.


Shtuar 29.04.2021 08:53