ZGJEDHJE 2021/ Numërohen 40% e kutive të votimit, PS vazhdon kryesimin në 9 qarqe ndërsa PD në 3

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së deri në orën 13:00 janë numëruar 40% e kutive të votimit. Numri i fletëve të pavlefshme ka tejkaluar numrin e zgjedhjeve të vitit 2017.

Socialistët vazhdojnë janë forcë e parë në 9 qarqe, përfshirë edhe Dibrën, ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Deri më tani janë klasifikuar 32 198 fletë votimi të pavlefshme. Mbeten për t’u numëruar edhe 3095 kuti votimit nga 5199 që janë në total.


Shtuar 26.04.2021 13:34