ZGJEDHJE 2021/ Mbyllet votimi në Pukë, PS “pikiatë”, PSD parakalon LSI-në

Përfundon numërimi i kutive të votimit në Pukë. Në Bashkinë e Pukës, PS ka grumbulluar 2820 vota, ndërsa PD 2216 të tilla.

PSD e Tom Doshit ka marrë 569, duke lënë pas LSI-në me 279 ‘fletushka’. Në vitin 2017; PS ka pasur 4.255 vota, PD 1.332, ndërsa PSD dhe LSI me nga 309 dhe 597 vota.


Shtuar 26.04.2021 13:09