Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka përmenduar bojkotin e opozitës, kryesisht grupin e Alibeajt, të cilët bojkotuan procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Keqardhje shumë e madhe për bojkotin e një pjese të opozitës. Frika nga vota… mendoj se kaq shumë bojkote e kanë dëmtuar PD-në, dhe disa që gjoja bënë kuvende dhe thanë që nuk do të bojkotojmë, pas tre javësh e bënë. Por siç thonë, vesi del me shpirtin. E kuptuam kush e kishte frymëzimin shumë vjeçar të bojkoteve”, tha deputeti socialist në kuvend.
Balla ftoi opozitën të marrë pjesë në procese të tjera vendimmarrëse.
“Kemi dhe shumë procese të tjera, kemi për të zgjedhur avokatin. Opozita duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë”.