Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka dalë në një prononcim për gazetarët në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas pranisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kim u shpreh se po qarkullojnë shumë teori konspirative në lidhje me këtë proces, ndërsa theksoi se është një moment shumë i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe të tre kandidatët janë shumë të kualifikuar.
“Personi që do të zgjidhet duhet të kuptojë se është aty sepse e meriton, jo në bazë të favoreve dhe premtimeve. Kushdo të zgjidhet duhet të kuptojë se pronari I tij i vetëm është ligji. Ka një arsye tjetër të veçantë erdha këtu sepse në këtë kohë ma lejonte agjenda. Ju falënderoj dhe do ta ndjekë po aq afër këtë proces”, tha Kim.