Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thotë se dekretimi i gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë është një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti.
Më tej ajo shkruan se me emërimin e anëtarit të 10-të, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në High Ct, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të caktohet i 10-ti, High Ct do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Ct Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj”, shkruan Kim