Zelensky: Po ta kishit anëtarësuar Ukrainën në NATO, sot nuk do të kishte luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se nëse Ukraina do të ishte antarësuar në NATO më herët, sot nuk do të kishte luftë.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, ndërsa fliste përmes një video-konference.

Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij është gati për të zhvilluar negociata “për sa kohë që nuk është shumë vonë”, raporton CNN.

“Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, raste përdhunimi, me çdo mizori të re, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e duke e zgjidhur këtë çështje në mënyrë diplomatike”, shtoi Zelensky.

Sjellim në kujtesë se historikisht Rusia ka qenë kundër antarësimit në NATO të Ukrainës, duke argumentuar se është një kërcënim për territorin e vendit të saj./albeu.com/

Shtuar 11.05.2022 18:44